DYLON

Zeka: Mësimi ka filluar në Gjilan por ditarët e klasës mungojnë

Zeka: Mësimi ka filluar në Gjilan por ditarët e klasës mungojnë
Avatar photo Redaksia

“Viti i ri shkollor ka filluar në Gjilan. Nxënësit janë në banka, mësimdhënësit kanë nisur punën, por ditarët e klasës ende nuk janë siguruar”, ka thënë në një reagim të tij, Izmi Zeka nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Zeka, që ka dikur ka ushtruar edhe detyrën e zëvendësministrit, ka thënë se ditarët e klasës janë një dokument themelor i procesit mësimor, në to evidentohen orët e mbajtura, mungesat e nxënësve, notat, vlerësimi dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

EkoHigjiena

“Mungesa e tyre që në ditët e para të shkollës është një problem që duhet të zgjidhet menjëherë. Shkollat dhe mësimdhënësit nuk mund të fillojnë një vit të ri shkollor pa mjetet bazë për dokumentimin dhe organizimin e punës”, ka thënë tutje Zeka.

Sipas tij, Drejtoria e Arsimit në Gjilan duhet të japë përgjigje dhe të ndërmarrë masa konkrete, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

“Fillimi i vitit shkollor kërkon organizim dhe përgjegjësi, jo mungesa që vështirësojnë punën e mësimdhënësve”, ka thënë në fudn të reagimit Izmi Zeka nga PDK-ja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.