DYLON

Zeka me kritika për Qeverinë: Po e rrëshqasin vendin në drejtim të gabuar!

Zeka me kritika për Qeverinë: Po e rrëshqasin vendin në drejtim të gabuar!
Avatar photo Redaksia

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit në lidhje me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat është shqetësuese.

Zeka ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë  dhe ka shprehur shqetësimin e tij nga rreziku i riballancimit dhe ftohjes së SHBA-ve me Kosovën.

EkoHigjiena

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një konference direkte nga Washingtoni të zëdhënësit Ned Price, lëshoi edhe një deklaratë që për mua është mjaftë shqetësuese dhe jo vetëm kaq por edhe rrezik I riballancimit dhe ftohjes së SHBA-ve me Kosovën.  Në konferencë për shtyp zëdhënësi Ned Price foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat. Ai theksoi po citoj ‘Ne kërkojmë shtyrje të plotë të vendimit për targat. Ne nuk kërkojmë shtyrje të pjesshme. Nuk na duhet implementimi me faza”. Nuk do të bëjë analizë. Por si duket po rrëshqasim në drejtim të gabuar”, ka thënë Zeka. /2LONLINE/