Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, në një prononcim për 2LONLINE, ka thënë se kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, duhet të ketë përgjegjësi institucionale dhe të merret më çështjen e largimit të punëtorëve shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan.
“Ata punëtorë shëndetësorë punojnë me vite të tërë në këtë institucion të rëndësishëm të komunës së Gjilanit. Andaj kreu i komunës t’i kthehet punës në Komunën e Gjilanit e të lërë politikat e larta shtetërore sepse ka kush merret me to”, ka thënë Zeka, që dikur drejtonte edhe Degën e PDK-së në Gjilan.
Ai ka thënë se kryetari i komunës, Lutfi Haziri ka obligim institucional që të ketë përkujdesje të njëjtë për të gjithë qytetarët e Gjilanit.