DYLON

Zeka kujton heroin Agim Ramadani në 17-vjetorin e rënies

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Izmi Zeka, ka kujtuar heroin Agim Ramadani në 17-vjetorin e rënies së tij, duke thënë ndër tjerash se pjesa më e rëndësishme dhe kapitale ishte qasja e drejtë e Agim Ramadanit për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, qasje kjo që i jep ngjyrë filozofisë së tij drejt një Kosove të lirë. I pashmangshëm gjatë tërë jetës së tij është aspekti kombëtar, ku edhe vetë akti i flijimit paraqet kurorën e përpjekjeve të tij drejt thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri.

Ja postimi i plotë i Zekës në profilin e tij.

EkoHigjiena

“Sot është një ditë e veçantë në historinë shqiptare e në veçanti atë kosovare. 11 prilli një rënie me vetëdije. Agim Ramadani apo çlirimi i Kosovës kjo është biografia e tij.

Në promovimin e librit të Agim Ramadanit “Një jetë tjetër”, Ismajl Syla ndër të tjera shprehet: “Vetëm aktet e larta të sakrificës botën e gjerë e mbushin me kryevepra që nuk janë të shumta mbi këtë botë. Një urtësi e lashtë thotë se të gjitha veprat e mëdha ngrihen mbi gjak, mbi djersë dhe mbi vetminë. Vepra e parë është e kryengritësit, luftëtarit, rebelit, revolucionarit, vepra e dytë është e punëtorit, ndërsa vepra e tretë është e filozofit, e dijetarit, e njeriut të penës së mprehtë dhe të mendimit të thellë”.

Vërtetë tërë krijimtaria si në poezi ashtu edhe në artin e pikturës paraqet brumin dhe kulturën e gjerë të Agim Ramadanit.

Pjesa më e rëndësishme dhe kapitale ishte qasja e drejtë e Agim Ramadanit për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb, qasje kjo që i jep ngjyrë filozofisë së tij drejt një Kosove të lirë. I pashmangshëm gjatë tërë jetës së tij është aspekti kombëtar, ku edhe vetë akti i flijimit paraqet kurorën e përpjekjeve të tij drejt thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri.

Agim Ramadani natyrshëm u kushton poezi figurave të mëdha kombëtare si Idriz Seferit, Azem Bejtës, Bajram Currit, Hasan Alisë… dhe në këtë mënyrë mishërohet me idealet e tyre duke spikatur si në piramidë madhështinë e tyre. Në poezinë e tij “Patjetër do të vij”, ndër të tjera shkruan “Nëse nuk shihemi /dhe na ndan vdekja / jetoje jetën Nënë / Patjetër do të vij””.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.