DYLON

Zeka: Ka ikur koha e kolonive për Kosovën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre, në pjesën e veriut të vendit, vazhdon të mbetet edhe më tutje një sfidë. Në anën tjetër Beogradi synon ndërtimin e 200-300 shtëpive në një hapësirë që ndodhet ndërmjet Zveçanit dhe Mitrovicës, e njohur tani më si “Lugina e diellit”, e ku parashihet të vendosen deri në 1200 serbë.

Izmi Zeka zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në një prononcim për Portalin 2L ONLINE, ka thënë se Ministria për Komunitete dhe Kthim është duke u angazhuar që pa dallim qytetarët t’i kthej në vatrat e tyre, e në këtë relacion rëndësi po ashtu janë duke i kushtuar qytetarëve shqiptarë që padrejtësisht janë tani në pjesën jugore, por se shpresojnë se me një angazhim të përbashkët ministria me qeverinë, t’i kthejnë qytetarët në pronat e tyre, respektivisht në pjesën veriore.

EkoHigjiena

Ndërkohë që duke iu referuar zhvillimeve në veri të vendit, Zeka ka thënë se ka ikur koha e kolonive për Kosovën. Sipas tij, të gjithë munden me jetua në Kosovës të barabartë para ligjit. Ai tha se edhe nga pozita e zëvendësministrit është i angazhuar që të punon pandërprerë në kthimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë në Kosovë dhe që njohin realitetin e ri të krijuar.

“Kosova është shtet i mundësive për të gjithë prandaj edhe angazhimi i ynë do të jetë konsistentë në kthimin në pronat e tyre, e të gjithëve pa dallim, e natyrisht shqiptarëve në pjesën veriore. Prona është e shenjët dhe si e tillë nuk mund as të diskutohet kjo çështje. Natyrisht se ende ka probleme por jo të një natyre specifike, por më shumë politike. Serbia ende jeton me iluzionin e së kaluarës dhe kështu po i mban peng disa njerëz në pjesën veriore e që në planin afatgjatë më shumë do t’u kushtoj atyre se të tjerëve. Kosova  është një, dhe shtet i njohur nga mbi 110 shtete”, ka thënë zëvendësministri Zeka. /2L ONLINE/