Për ata që kanë harruar se si duhet të qeveriset dhe të punohet për shtetin e Kosovës.
NGA: Izmi Zeka
Disa nga punët e bëra për një kohë të shkurtër.
Qeverisja Thaçi 2008 deri në 2013
Disa nga zhvillimet e shpejta që I kthyen dinjitetin qytetarit të Kosovës Qeveria Thaçi
Arsimi nga 150 euro në 450 euro.
Policia nga 150 euro në 500 euro.
Në shëndetësi
Mjek specialist nga 300 euro në 800 euro.
Infermierët nga 160 euro mbi 400 euro.
Profesorët universitar nga 500 euro në 1200 euro.
Administrata diku nga 200 euro në 450 euro .
Infrastrukturë rrugore
Autostrada Ibrahim Rugova më e mira në Ballkan.
Rruga Arbën Xhaferi po ashtu më e mira në Ballkan.
Rrugët tjera në Kosovë me mijëra kilometra që nga pas lufta e dytë botërore të paprekura.
Arsimi
Arritje e madhe në ndërtimin e mbi 100 shkollave e anekënd Kosovës me standard Evropiane.
Konviktet për studentët nga 70 euro sa ishte u ul në 35 euro.
Mensa nga 30 euro në 15 euro.
Pagesa semestrale nga 50 euro në 25 euro.
Në Bujqësi
Qeveria Thaçi për herë të par ndan buxhet prej 40 milion euro për subvencione e ku çdo vit kishte rritje.
Pensionet e pleqve nga 40 euro sa ishte e bëri rritjen në 90 euro.
Biblioteka të ndërtuara me standard Evropiane.
Krijoi mundësi për zhvillimi e bizneseve në Kosovë.
Kosovën e integroi në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar dhe e futi në top agjendat e rëndësishme ndërkombëtare.
Imazhin e një Kosove evropiane që Kosova se kishte parë pas lufte.
Shtriu autoritetin në çdo cep të Kosovës siç ishte rasti me vagabondët në Mitrovicë të veriut duke iu nënshtruar ligjeve të Kosovës.
Çdo ditë ndryshimet shiheshin dhe prekeshin.
Ruajti me fanatizëm miqësitë me SHBA-të dhe fuqitë Evropiane.
Kosovën u ktheu në eksportues të paqes dhe zhvillimit.
Për fund, nga një buxhet i vogël prej 700 milion eurove e ktheu në 1.8 miliardë euro. /2LONLINE.com/