DYLON

Zeka i gëzohet ditës së sotme kur Thaçi dha betimin për president

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Izmi Zeka, ish kryetar i degës së PDK-së, në Gjilan, aktualisht zëvendësministër, iu është gëzuar ditës së sotme pasi ish kryetari i tij i partisë, Hashim Thaçi, dha betimin për president të vendit. Zeka ka shkruar se Hashim Thaçi, që nga jeta studentore, lufta e UÇK-së, liria e Kosovës, shtetësia e saj, janë kaptina që lidhen ngushtë me personalitetin që tash më është President i Shtetit të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Zekës n profilin e tij në FB:

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë
Sot më 7 prill dha betimin për President njeriu i cili i dha formë Shtetësisë së Kosovës. 30 vite angazhim. Që nga jeta studentore, lufta e UCK-së, liria e Kosovës, shtetësia e saj janë kaptina që lidhen ngushtë me personalitetin që tash më është President i Shtetit të Kosovës z. Hashim Thaçi.
Natyrshëm dhe me një rrjedhë logjike i kaloi të gjitha sfidat për të rrumbullakuar procesin më të rëndësishëm të fundshekullit XX për shqiptarët e Ballkanit Shtetin e Pavarur të Kosovës.
Kisha kënaqësinë që të punoja gjatë më z. Thaçi. Ishte nder i madh për mua.
Urime z. President

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.