DYLON

Zeka: Gjykata speciale është një padrejtësi historike e cila merr për bazë vetëm një etni

Zeka: Gjykata speciale është një padrejtësi historike e cila merr për bazë vetëm një etni
Avatar photo Redaksia

Nisma e të premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen apo jo të Gjykatës Speciale ka ngjallur debate të ndryshme për dhe kundër. Se a duhet kjo çështje të shkojë në Kuvend ka mendime të ndryshme, e lidhur me këtë, Izmi Zeka, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që aktualisht ushtron postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme vlerëson se Kosova është një shtet demokratike dhe në shtete demokratike edhe peticionet edhe kërkesat e nënshkrimet duhet trajtuar si vullnet i qytetarëve.

Andaj, Zeka thotë se askush nuk duhet të frikohet nëse një kërkesë i kalon të gjitha procedurat ligjore dhe ka mbështetjen e parlamentit dhe duhet shikuar si interes i qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për liberalizim te vizave, për ushtrinë e saj, për kyçjen në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar e sidomos ato financiare prandaj edhe veprimet tona kanë ruajtur njëtrajtëshmërinë në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm se gjykata speciale është padrejtësi historike e cila merr për bazë vetëm një etni që shikuar më gjerësisht askund në Ballkan e më gjerë nuk ka ndodhur kështu. Nga ky rezon në esencë po dëmtohet shpirti i luftës çlirimtare e në këtë kontekst edhe i vetë shtetësisë së Kosovës. Marrëdhëniet me SHBA -në janë tashmë tradicionale dhe askush mos të frikohet se kjo filozofi e shqiptarëve mund të dëmtohet”, ka thënë Zeka për Portalin 2LONLINE.

EkoHigjiena

Sipas tij, është për të ardhur keq prej disave që flasin e shkruajnë por edhe shprehin kënaqësinë për të dënuar luftëtarët e UCK-së. “Kjo paraqet nonsens por edhe një mentalitet të çuditshëm e që për mendimin tim i përket standardit komunist dhe të tejshkuar”, ka thënë Zeka.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.