Zeka: Deputetët e PDK-së duhet të jenë dhe të qëndrojnë në Kuvend deri në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme
Izmi Zeka nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se deputetët e PDK-së duhet që nesër të jenë në Kuvend dhe të qëndrojnë aty deri në thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Nuk ka më patriotizëm sesa që sot, të jesh aty ku duhet dhe të bësh atë që duhet për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, vlerat e saj dhe sakrificën e çlirimtarëve”, ka thënë Zeka, sipas të cilit nesër është koha për veprim! /2LONLINE/
