DYLON

Zeka: Ata që kanë frikë nga e kaluara e tyre edhe sot nuk i duhen Kosovës

Zeka: Ata që kanë frikë nga e kaluara e tyre edhe sot nuk i duhen Kosovës
Avatar photo Redaksia

Vitet po ikin dhe Kosova po shihet më shumë se kur se ka nevojë për dënimin ose nxjerrjen e një ligji i cili dënon krimet e sistemit të kaluar dhe jo vetëm kaq por edhe përballjen me kryesit e veprave që kanë bërë akterë të ndryshëm gjatë sistemit të kaluar jugosllavë.

Shkruan: Izmi Zeka

Tani për t’i ikur zhurmës ligji i lustracionit për pastrimin e figurave që janë futur në institucione kredibile i bënë mirë shtetit të Kosovës.

EkoHigjiena

Nuk po kuptoj nga kush po frikohen kur të gjitha shtetet e Evropës e kanë bërë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata e kanë bërë për fëmijët e tyre, perspektivën shtetërore etj.

Duhet guxim politik dhe jo vetëm kaq, ne duhet të përballemi me të kaluarën tonë qoftë edhe kur është e dhimbshme. I

Ikën gati 20 vjet dhe ne i tregojmë njëri-tjetrit histori të qena e të paqena prandaj ligji i lustracionit është shpëtim për mos degradimin e institucioneve tona, perspektivës tonë.

Gjithmonë do të ketë rezistencë në këtë segment por duhet të jemi të vetëdijshëm se mbi të gjithë është interes shteti i Kosovës.

Ato shtete të cilat kanë hezituar të futen në këtë përballje janë ballafaquar me probleme shtetërore dhe zhvillimi i tyre ka qenë i ngadalshëm për mos të thënë se politikat e tyre kanë ra ndesh me përpjekjet shtetëformuese dhe zhvillimore.

Ata që kanë frikë nga e kaluara e tyre edhe sot nuk i duhen shtetit të Kosovës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.