Zejet tradicionale do të përfitojnë nga projekti i bashkëpunimit ndërkufitar
/2L ONLINE/ – Në vazhdën e aktiviteteve për realizimin e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar, sot është mbajtur takimi i përbashkët në mes të ekipit të projektit dhe kryetarëve të këshillave të fshatrave të komunës së Gjilanit.
Në këtë takim është diskutuar rreth fazës së përmbylljes së identifikimit të zejeve tradicionale dhe bizneseve sociale që janë duke ushtruar veprimtarine e tyre në Komunën e Gjilanit.
Deri tani janë idenfikuar një numër i konsiderueshem i bizneseve të kësaj kategorie dhe me të gjithë do të kemi një bashkëpnim me qëllim të fuqizimit të tyre dhe promovimit të prodhimeve dhe shërbimeve të tyre në komunën e Gjilanit.
Duke e ditur specifikën e këtij projekti, është duke u punuar intensivisht që informata dhe kriteret për përfituesit të dërgohen në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit.
Kryetari Haziri është duke e mbështetur fuqishëm këtë proces duke i ofruar mbështetjen e tij edhe përmes këshillave të fshtarave që cilët janë urë lidhëse në mes të insitucioneve lokale dhe qytetarëve të kesaj komune.
Faza përmbyllëse e identifikimit do të përfundoj javën që vjen dhe ekipi do të takohet me secilin bisnes në secilin fshat të Komunës së Gjilanit.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është gjithëpërfshirja duke ua mundësuar që të jenë konkurrent bisneset nga zonat rurale me ato urbane.
Pas përmbylljes së fazës së identifikimit atëherë do të punohet nga afër me secilin biznes, duke iu ofruar mbështetje përmes trajnimeve, promovimit në panairin gjithëpërfshirës që do të mbahet në Komunën e Çairit dhe ndarjes se nën-granteve për bisneset që do të përmbushin kriteret.
Ky projekt është i financuar nga Komisioni Europian dhe do të zgjas 18 muaj. Zyra e projektit për bashkëpunim ndërkufitar do të jetë e hapur për nevojat e zejtarëve dhe bizneseve sociale rreth promovimit të tyre, andaj besojmë që bashkarisht me zejtarët do t`ia arrijmë objektivat dhe qëllimet e këtij projekti./2L ONLINE/
