DYLON

Zëdhënësi i VV-së: Petrit Selimi asnjëherë nuk i quajti fashistë kriminelët e vertetë

Avatar photo Redaksia

Pas reagimit të zëvendësministrit Petrit Selimi, i cili u sulmua me vezë nga aktivistë të Lëvzijes Vetëvendosje, ka reagur zëdhënësi i VV-së Frashër Krasniqi, i cili tha se zëvendësministri Selimi nuk i ka quajtur asnjëherë fashistë dhe kriminelë ata që kanë kryer vrasje, por po i quan aktivstët e VV-së.

“Petrit Selimi asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë apo kriminelë ata që e vranë Enver Zymberin; asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë kriminelët që kanë vrarë Selver Haradinin; asnjëherë nuk i quajti fashistë rojat e urës; asnjëherë nuk e quajti fashist mikun e tij të dashur Ivica Daçiq i cili Kosovën e quajti ISIS. Por, i quajti fashistë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që po bëjnë aksione kundër ndarjes etnike dhe fashizmit të Serbisë”, ka deklaruar Krasniqi.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se Petrit Selimi, shefat dhe kolegët e tij, dijnë të ashpërsohen vetëm kur cënohen privatisht. Asnjëherë nuk kanë zell të tillë ashpërsie kur rrezikohet apo cënohet shoqëria dhe shteti ynë.
Ndërkaq zëvendësministri Selimi pas sulmit me vezë i ka quajur fashistë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=188706

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.