DYLON

Zbulohet vendi se ku gjendet piktura më e shtrenjtë në histori!

Zbulohet vendi se ku gjendet piktura më e shtrenjtë në histori!
Avatar photo Elife Sherifi

Portreti më i kushtueshëm në histori, “Salvator Mundi’, gjurmët e të cilit humbën në mënyrë misterioze gjatë një shitjeje në ankand nga Christie’s në 2017 në New York, kanë përfunduar në një jaht gjigand.

Piktura, e cila dyshohet se i dedikohet Leonardo Da Vinci, është në pronësi të princit trashëgimtar saudit, Muhammed bin Salman.

Një tjetër princ saudit, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, mendohet të ketë blerë portretin për llogari të Salman në shifrën stratosferike të 450 milion dollarëve.

EkoHigjiena

Jahti i të fortit të Riad gjendet në detin e kuq në liqenin e Sharm El Sheik, sipas informacioneve të mbledhura nga agjensia ‘Bloomberg’.

Pretendohet se ‘Salvator Mundi’ do të qëndrojë në bordin e ‘Serene’ deri në fund të inaugurimit të një ekspozite që sauditët pretendojnë të krijojnë në rajonin e Al Ula. Projekti dyshohet të jetë akoma në fazat elementare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.