DYLON

Zbulohet “simotra” e Mona Lizës

Avatar photo Redaksia

Në një lokalitet të vogël të Zvicrës, në Turgi të kantonit Aargau është gjetur piktura që konsiderohet “simotër” e Mona Lizës së Leonardo da Vinçit. Bëhet fjalë për një portret të gruas italiane nga shtresa fisnike, me emrin Isabelle D`Este, që është gjetur në një bodrum të Turgit, pas 500 vjetëve që konsiderohej i humbur.

Buzëqeshja e gruas së portretuar ngjan shumë me buzëqeshjen magjepsëse të Mona Lizës së famshme. Profesori i arteve nga Universiteti i Kalifornisë, Carlo Pedretti është i sigurt: “Kjo është vepër e da Vinçit”, thotë ai.

EkoHigjiena

Me përmasat 61cm x 46.5 cm portreti karakterizohet nga po ato ngjyra dhe nga po ajo shtresë bazë që janë tipike për da Vinçin. Kjo pikturë konsiderohet të jetë forma përfundimtare që ka marrë një vizatim i portretit të fisnikes Isabella D`Este, që ndodhet në muzeun Louvre të  Parisit, aty ku është dhe Mona Liza.

Ndërkohe, siç bën të ditur  srf.ch, të cilës i referohet albinfo.ch, ekspertë tjerë të artit kanë dyshime nëse kjo vepër është autentike ose jo.

Por, koleksionuesi i artit nga Turgi, në pronësinë e të cilit është portreti, ka angazhuar prof. Pedrettin për të kryer analizat e nevojshme. Në rast se çdo gjë del siç pritet, atëherë ky do të jetë njëri ndër zbulimet më të mëdha të historisë së artit në botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.