DYLON

Zbulohet oferta milionëshe e Leicesterit për Vedat Muriqin

Zbulohet oferta milionëshe e Leicesterit për Vedat Muriqin
Avatar photo Elife Sherifi

Leicester City që aktualisht është në pozitën e dytë në Ligën Premier, dëshiron të transferojë Vedat Muriqi si një alternative për top shënuesin e tyre Jamie Vardyn.

Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kosovës, ka tërhequr vëmendjen me shumë gola të shënuar dhe lajmet për transferimin e tij vazhdojnë të shtohen.

Një nga pretendentët serioze për Vedat Muriqi, është edhe klubi Leicester City.

EkoHigjiena

Mediat e këtij vendin shkruajnë se klubi anglez është gati të paguajë 18 miionë funte (mi 21 milionë euro), shkruan “leicestermercury.co.uk”.

Sipas tyre ai shihet një zëvendësues i duhur për Jamie Vardyn i cili tashmë ka 33 vjet. Monaco dhe Eintracht Frankfurt po ashtu janë të interesuar për top-shënuesin e kampionatit turk.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.