DYLON

Zbulohet një tentim mashtrimi afro 1 milon euro

Avatar photo Redaksia

Dogana e Kosovës përmes një kumtese të lëshuar kanë bërë me dije se e kanë zbuluar një tentim të mashtrimit afro 1 milion euro nga një kompani që shet naftë me shumicë. “Oficerët doganor gjatë kontrollit tek një subjekt i autorizuar për shitje me shumicë të naftës, respektivisht një kompani e cila është e autorizuar për procedura me ndikim ekonomik kanë zbuluar keqpërdorim të autorizimit për depo doganore. Kjo kompani ka poseduar autorizim për depo doganore po me procedurën e re të depove doganore ka pasur obligim ligjor që të bëj shkarkimet e të gjitha stoqeve nga procedura paraprake”, ka njoftuar Dogana e Kosovës

Gjatë kontrollit tek subjekti, sipas kumtesës, zyrtarët doganor kanë konstatuar se subjekti ka lëshuar në qarkullim të lirë totalin e stoqeve të derivateve në sasi prej 1,790,843 litra duke mos i deklaruar shkarkimet për të përmbushur obligimet e taksave në shumë prej 944,212.32 €.

EkoHigjiena

“Ndaj kompanisë është iniciuar procedura kundërvajtëse për shmangie të taksave si dhe menjëherë i është tërhequr autorizimi për procedura me ndikim ekonomik, gjithashtu gjatë ditëve në vijim pritet të procedohet edhe procedura për ngritjen e kallëzimit penal në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, ka njoftuar dogana e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.