Zbulohet Memoriali për të Pagjeturit
Në oborr të Kuvendit të Kosovës është ngritur Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës. Memoriali u zbulua nga kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe familjarët e të pagjeturve.
Kryeministri Isa Mustafa tha se sot është një ditë e rëndë për të gjithë Kosovën dhe një ankth për familjarët e të pagjeturve.
Sipas Mustafës Qeveria është e përkushtuar që të punojë në çështjen që të gjithë të pagjeturit të kthehen në vendlindjen e tyre ndërkaq ata që kanë marrë pjesë në masakra të marrin përgjegjësinë dhe të dalin para drejtësisë.
Mustafa premtoi se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel ku do t’i bëhet presion kthimin e të gjithë trupave që konsiderohen të pagjetur.
Edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se duke e ngritur këtë përmendore përçohet një mesazh për të gjithë ata që ende mbajnë trupat e të pagjeturve të kthehen tek familjarët e tyre.
