DYLON

Zbulohen pllakat përkujtimore të Halil e Teuta Alidema në varrezat e Tiranës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në përvjetorin e vdekjes së atdhetarit për çështje kombëtare Halil Alidema, një delegacion nga komuna e Vitisë në përbërje të kryetarit të komunës Sokol Haliti, kryesuesit të Kuvendit Komunal Naim Pira, përfaqësues të familjes Alidema, si dhe personalitete të shquara të shtetit shqiptar kanë vendosur kurora lulesh tek varret e Halil e Teuta Alidema në varrezat e Tiranës.

Me këtë rast në përvjetorin e 19 të vdekjes së Halil Alidemajt, respektivisht 21 vjetorin e vdekjes së bashkëshortes së tij Teutës, është bërë edhe përurimi i pllakave përkujtimore në varrezat e tyre që ka investuar komuna e Vitisë, gjegjësisht me iniciativën e kryetarit Haliti.

EkoHigjiena

Në ceremoninë përkujtimore para varrit të patriotit Alidema, kryetari Haliti tha se intelektualin, patriotin e atdhetarin e devotshëm do ta kujtojmë e nderojmë gjithmonë ngase emri jeta e vepra atdhetare e mr. Halil Alidemës, për liri e ribashkim kombëtar, do të jenë pishtar lirie në kujtesën dhe shpirtin e mbarë popullit shqiptar.

“Halili në Shqipëri veproi pa u ndalur për lirimin e Kosovës dhe trevat e tjera shqiptare të okupuara nga pushtuesi jugosllavo-serb. Ai ishte aktiv dhe themelues i celulave të para dhe sigurimin e armatimit të UÇK-së”, ka thënë Haliti.

Komuna e Vitisë, e posaçërisht kryetari I komunës Sokol Haliti, qysh vitin e kaluar duke parë gjendjen e rënd të varrezave të Halil e Teuta Alidema, pati marrë vendim që të mbulojë të gjitha shpenzimet për rregullimin e tyre, në shenje nderimi për veprën heroike të këtyre pishtarëve./2L ONLINE/