DYLON

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë
Avatar photo Redaksia

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë.

Pas deklarimit nga drejtuesi i mjetit se nuk posedonte mallra për deklarim, është kryer kontroll fizik i automjetit, me ç’rast në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës, përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës.

EkoHigjiena

Vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave administrative nga njësitë kompetente.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe operatorët ekonomikë se çdo mall që hyn në territorin e Republikës së Kosovës duhet të deklarohet në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi, dhe se mosdeklarimi përbën shkelje ligjore, thuhet në njoftimin e Doganës.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.