DYLON

Zbulohen dy raste të kundervajtjeve doganore

Zbulohen dy raste të kundervajtjeve doganore
Avatar photo Redaksia

Njësia e TASK FORCË-s -Lindje e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Në brezin kufitar qe lidh fshatin Breznicë-SRB me fshatin Karaqevë e Poshtme -RKS, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti VW passat me targa serbe.

EkoHigjiena

Gjate kontrollit të automjetit ështe parë se i njêjti kishte të ngarkuar mallra si të fshehura (pije alkoolike – birra) në tentim për të i kontrabanduar.

Po ashtu nga njesitet e doganes është kryer edhe një kontroll në nje lokal ku ishin të destinuara mallrat, ku edhe aty janë hasur mallra (pije alokoolike) me prejardhje nga Serbia pa dokumentacion përkatës.

Mallrat janë sekuestruar dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.