Zbulim i mallit të padeklaruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Dogana e Kosovës ka ndaluar një rast të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Aeroport.
Gjatë kontrollit të zakonshëm, njësitet doganore kanë identifikuar një sasi prej 15 copë pajisje elektronike të tipit Indoor LED Display, me vlerë të përgjithshme prej 11,370.00 €. Malli dyshohet se është tentuar të futet pa kryer procedurat doganore të rregullta.
Mallrat jane konfiskuar si dhe rasti eshte proceduar tek sektori per kundervatje doganore.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe garantimin e sigurisë ekonomike të vendit.
