Zbehje e optimizmit 9 vjet pas pavarësisë

Zbehje e optimizmit 9 vjet pas pavarësisë

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, 9 vjet më parë, pjesëtarët e komuniteteve që jetojnë në komuna dhe zona të ndryshme, vlerësojnë se nuk janë shënuar ndryshime domethënëse në jetesën e tyre, shkruan REL.

Fshati Zhazhë i komunës së Zveçanit ka rreth 40 shtëpi, të banuara me shqiptarë. Më tutje, fillojnë fshatrat e banuara me serbë, në këtë komunë veriore të Kosovës, e cila është me shumicë serbe.

Banorët e Zhazhës thonë se edhe pas 9 vitesh nga shpallja e Kosovës shtet, jetojnë të varfër dhe me frikë. Nezir Peci, banor i fshati Zhazhë, shprehet i zhgënjyer, siç thotë ai, me mosinteresimin e institucioneve për banorët e këtij fshati.

Neve askush nuk është duke na e ngjitë dorën. Kush mund të jetojë, le të jetojë. Kush nuk mundet, le të vdesë.

Rruga e asfaltuar dhe një shtëpi shëndeti janë të vetmet investime të deritashme nga shteti në fshatin Zhazhë, thonë Baki Peci, infermier në Shtëpinë e shëndetit në Zhazhë.

Në përgjithësi duke e marrë, po flas për pjesën veriore, nuk mundem me thanë se ka ndryshuar shumë. Mirëpo neve na mbetet, krejt popullit shqiptar, ta vazhdojmë punën, sepse edhe këtu është Kosovë. Duhet të vazhdohet që edhe kjo popullatë, do të thotë, në këto fshatra që shihen, që t’i gëzojnë ato të drejta që i takojnë, si qytetarë…

Rreth 12 kilometra nga Zhazha e Zveçanit, gjendet komuna e Mitrovicës veriore e banuar me shumicë serbe…

Për më shumë, Burimi REL

KOMENTE