Jo vetëm në lokalet hoteliere, por shpesh herë ndodh që duhani të mos ndalet së konsumuari as nëpër zyrat e instucioneve publike, lokale dhe atyre shëndetësore dhe shëllunga tymi të ngjiten në ajër dhe mos të ketë mjedise pa tym duhani.
Gjithë andej vendit nëpër lokale hoteliere, e zyra publike të të gjitha institucioneve vazhdon konsumimi i duhanit në mjediset e mbyllura dhe pa penguar nga askush. Jo rrallë herë qytetarët ankohen se pirja e duhanit nëpër lokale e zyra po u shkakton telashe sidomos atyre që nuk e konsumojnë. Probleme dhe më i madh vazhdon të jetë për fëmijët që shumë herë shkojnë nëpër qendra kopshtare hoteliere për tu relaksuar e ata helmohen nga duhani që onsumojnë të mëdhenjtë.
“Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani, në ditën e parë të vjeshtës 21 shtatori ka simbolikën e vet, sepse është dita kur vetëdijësohemi për ndërrimin e stinëve dhe arritjen e ditëve më të freskëta, tha Arben Lila, menaxher i programit Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), në punëtorinë “Fuqizimi i mjediseve pa tym duhani: Zbatimi i Udhëzimit Administrativ dhe procedimi efektiv i lëndëve në Divizionin për Kundërvajtje”.
Ai shtoi se KADC për sigurimin e mjediseve pa tym duhani, jemi shumë të vetëdijshëm që është koha të mobilizohemi si shoqëri për ta mbrojtur shëndetin public, atë të fëmijëve, të rinjëve dhe të tërë shoqërisë nga pasojat e pirjes së duhanit dhe pirjes pasive në mjediset e mbyllura
Lila, tregoi se Ligji për Kontrollin e Duhanit është miratuar në maj të vitit 2013 dhe i cili ka disa nga masat më të forta në rajon dhe Evropë dhe duhet ngritur nivelin e bashkëpunimit në zbatimin efektiv të ligjit si nga ekzekutivi ashtu edh enga ana e gjyqësorit.
“Pa bashkëpunim të mirëfillt dhe të drejtë të ekezekutivit e gjyqësorit në dy vitet e fundit është vërejtur që përkundër mbështetjes së fortë nga shoqëria, zbatimi i ligjit ka hasur në vështirësi”, tha Lila.
Sipas tij inspektorët sanitarë, policia dhe gjyqtarët duhet të veprojnë më seriozisht dhe të përmirësojnë procedimin efektiv të lëndëve që kanë të bëjnë me shkeljen e ligjit. Duhet nxitur bashkëpunim në mes gjyqëtarëve, isnpektorëe dhe policisë për të zbatuar Ligjin për Kontrollin e Duhanit.
Imet Rrahmani ministër i Shëndetësisë, tha për portalin “Toskanapress.info” se stina e dimrit do të jetë mjaft sfiduse në respektimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Ai kërkoi që nga qytetarët që të zvogëlojnë konsumimin e duhanit, sepse pos shpenëzimeve, ajo shkakton edh eprobleme shëndetësore.
“Ligji besojmë se sivjet do të zbatohet qind për qind dhe do të kërkojmë rritjen e taksave për duhanin”, tha ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.
Skender Syla, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shnëdetësisë në Kosovë, tha se duhet bërë çmos që të mbrohen gjeneratat e reja nga duhani dhe të vihemi në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Ai mbështet rritjen e taksave për duhanin dhe këkron zbatimin e ligjit 100 për qind.
Iliriana Zymberaj, drejtoresh e inspektorave në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, tha se janë në zbatim të ligjit dhe po vazhdojnë të rrisin aksionet e njëpasnjëshme nëpër lokale gjatë 24 orëve.