DYLON

Zbardhet rasti i vjedhjeve dhe pajisjet iu kthehen shkollave

Zbardhet rasti i vjedhjeve dhe pajisjet iu kthehen shkollave
Avatar photo Redaksia

Sot Komunës së Vitisë, i janë kthyer pjesa më e madhe e pajisjeve që më herët ishin vjedhur në shkollat: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, si dhe në Shkollën e Mesme Teknike IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve përkatëse, ka pranuar sot pajisjet që më parë ju ishin gjetur personave të dyshuar, pas ftesës nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Viti.

EkoHigjiena

Ajo falënderoi Policinë e Kosovës dhe të gjithë personat që bashkëpunuan në zbardhjen e rastit, duke theksuar rëndësinë e kthimit të pajisjeve në institucionet shkollore për mbarëvajtjen e procesit mësimor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.