DYLON

Zbardhen zyrtarisht emrat e 7 kandidatëve për president të FIFA-s

Avatar photo Redaksia

Zbardhen zyrtarisht emrat e 7 kandidatëve që do të garojnë për president të FIFA-s në Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet 26 shkurtin e ardhshëm në Cyrih të Zvicrës.

Federatat që bëjnë pjesë në qeverinë e futbollit botëror kanë propozuar emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s dhe mes tyre figuron edhe ai presidentit aktual të UEFA-s Michel Platini.

EkoHigjiena

Ky i fundit edhe pse është i pezulluar për një periudhë tre mujore nga Komisioni i Etikës në FIFA, është përfshirë në listën e kandidatëve. Por prania përfundimtare e francezit në këtë garë do të varet nga vendimi që do të marrë komiteti elektoral Ad-Hoc i FIFA. Nëse Platinisë do t’i përfundojë periudha e pezullimit përpara zgjedhjeve presidenciale atëherë gjithçka do të jetë në dorë të komitetit elektoral Ad-Hoc i cili do të vendosë nëse francezi do të jetë një prej kandidatëve.

Tashmë është zyrtare në garën për president të FIFA-s do të marrë pjesë edhe sekratari i përgjithshëm i UEFA-s italiani Gianni Infantino. Favoriti kryesor për të triumfuar në këto zgjedhje, nëse Plantini nuk do të jetë një prej kandidatëve është princi i Jordanisë Ali Bin Al Hussein. Ndërkohë 4 emrat e tjerë që do të marrin pjesë në zgjedhje janë, francezi Jerome Champagne, Musa Hasan Bility, sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa dhe Tokyo Sexwale.

http://www.rtklive.com/?id=4&r=46641

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.