DYLON

Zarife Asllani: Fuqizimi i rolit të gruas në biznes dhe udhëheqje mbetet një prioritet i rëndësishëm për ne

Zarife Asllani: Fuqizimi i rolit të gruas në biznes dhe udhëheqje mbetet një prioritet i rëndësishëm për ne
Avatar photo Redaksia

Zarife Asllani, kandidate e AAK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës

Sot patëm nderin që, së bashku me Kryetarin e AAK-së në Gjilan dhe kandidatin për deputet, Nazim Gagica, të vizitojmë znj. Valmira Bllaca, një udhëheqëse e suksesshme e sallonit “Valmira”.

Roli i gruas në biznes ka qenë gjithnjë i rëndësishëm, por edhe i mbushur me sfida. Znj. Valmira është një shembull i shkëlqyer i një gruaje që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm dhe ka udhëhequr me dinjitet në një sektor konkurrent.

Fuqizimi i rolit të gruas në biznes dhe udhëheqje mbetet një prioritet i rëndësishëm për ne. Deputetët, përfshirë dhe angazhimin tonë si Aleancë, luajnë një rol kyç në krijimin e politikave që promovojnë barazinë gjinore, mbështesin gratë në ndërmarrësi dhe krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Ky angazhim është thelbësor për rritjen e numrit të grave lidere dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe menaxhim të lartë.

Përkushtimi ndaj fuqizimit të zonjave në biznes është një mision i shenjtë për mua dhe për Aleancën.

Për Kosovën Fituese!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.