Zaptuesit e hapësirave publike po e sfidojnë qeverisjen lokale në Bujanoc

Zaptuesit e hapësirave publike po e sfidojnë qeverisjen lokale në Bujanoc

Të martën më 29 maj është dashur të largohen terraset e kafiterive ne sheshin e qytetit që kanë zaptuar hapësirën publike gjelbëruese por ky afat është shtyrë nga inspeksioni komunal, mësohet jozyrtarisht nga portali “bujanovacke”, transmeton titulli.com.

“Deri tek vonesa e vendimit për largimin e terrasave nga inspeksioni komunal ka ardhur si pasoj e premtimeve që i kanë bërë organeve komunale pronarët e kafiterive që këto terasa në hapsirat gjelbëruese do ti largohen”, thuhet në burimet jozyrtare.

Kohë më parë është paralajmëruar se inspeksioni komunal kishte dhënë vendim për largimin vullnetarë të tarasave nga pronarët, në rast të mos bindjes atëherë do të obligoheshin pronarët për largimin me dëshirë dhe se në këtë mënyrë ata nuk po i binden urdhrave të komunës.

Kryeshefi i administratës komunale, Fadil Aliti është deklaruar për të njëjtën media se pronarët e kafiterive kanë shtyrë largimin e terrasave.

“Na kanë thënë që do i largojnë vetë por ende nuk e kanë bërë. Do presim edhe një javë e pastaj do të i detyrojmë të i largojnë terrasët”, është shprehur Aliti” transmeton titulli.com.

Aliti pranon se janë duke u munduar që të i shmangën largimit të detyrueshëm pasi që kjo do të bëhej nën asistencën e policisë dhe kjo do të i irritonte qytetarët.

“Megjithëse nuk do të lejojmë shkeljen e ligjit edhe nëse pronarët nuk i realizojnë premtimet atëherë ne do të detyrohemi që të i largojmë” shtoi Aliti.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE