DYLON

“Zajednica” dhe “heronjtë” e Kosovës!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Zejnullah Jakupi

Ju kujtohen heronjtë e Kosovës! Në dallim prej elitave kriminale të PDK-së dhe një pjese të LDK-së kryeministri Mustafa nuk vodhi shumë, po edhe kjo mund të quhet hajni sepse e vogël a e madhe, hajnia mbetet hajni(nuk mund ti thuash ndryshe). Isës i shkoj fytyra me pak! Qytetarit a mërgimtarit tonë, nuk i lejohet asgjë, as tendera as ndërtime e as investime as lëvizje të lirë në shtetet e BE-së, mbase as bartje të pronave në emrin e tyre në vendin e vet. Ndërsa “elita” për çdo punë, thotë duhet të pyetur Serbia. Si me përçmim thonë; Serbisë ja pamë sherrin…!

EkoHigjiena

Kosova e Isës dhe e Hashimit (për shkak të Serbisë) e unë do thosha, për shkak të politikës “largpamëse” të tyre, nuk të ofron sot as nesër prosperitet, zhvillim dhe mirëqenie. Edhe truallin që e ke blerë, ta zëmë në vitin 1999 nga serbet dhe i ke tharë lekët, të vjetrohet kontrata. Edhe drejtësia, avokatët dhe gjykatat punojnë sipas direktivave të elitës politike amatore. Ekipe të tilla Kosova i ka dërguar në Bruksel. Për shkak të këtyre, ty o qytetarë i varfër dhe i ndjerë, të duhet të marrësh leje sërish nga serbët në Serbi dhe drejtësinë atje. Shumë prej jush tani e keni marrë edhe nënshtetësinë serbe, gjermane, etj dhe do ikni sa më larg prej Kosovës. A po e shihni se po humb besimi në institucionet kosovare! Serbia me politikë po din me kthye situatën, imazhin e mirë në favor të vetin. Pse me ja pas inati Serbisë? Kosovarët akoma nuk binden se kanë shtet, as avokatët, as politikanët as intelektualët. Kosovarët nuk e besojnë se kanë shtet, as nuk sillen se duan të kenë pavarësi shtetërore, andaj ndodhi Fusnota më 24.02.2012, tash edhe asociacioni!

Asociacioni – shteti në shtet, ose si ju vu kapaku shtetësisë fantazmë!
Tash serbët e Kosovës fituan autonominë e tyre dhe me këtë u krijua shteti në shtet. Pra, asociacioni mund ti tuboj gjitha pjesët tjera të Kosovës të banuara me serbë dhe ti përfshij në këtë mini-shtet që është i shpërndarë në gjithë Kosovën. Ky shtet nuk paguan tatime institucioneve të Republikës që për asociacionin as nuk i prish punë e as që ta njoh ndonjëherë, edhe pse “në letër” thuhet se gjithçka do jetë në suaza të ligjeve të Kosovës. Nëse asociacioni tubon sa më shumë komuna dhe pjesë territoriale parlamenti i tyre bëhet edhe më i madh dhe ndikimi i tij rritet po ashtu. Parlamenti i tyre do të hy në garë me këtë parlamentin ku vegjetojnë gjysma hajna dhe njerëz me dosje. Gjithashtu Serbia ka të drejt ta financoj këtë “mini-shtet” si të dojë. Pra me këtë Kosova edhe ashtu me Fusnotë është një gjysmë Republikë nën kuadrin e Rezolutës 1244. Tash, paramendo hartën e Kosovës me gjashtë yje, dhe një yll i cili i tradhtojë yjet tjerë ..!). A ka qenë i pritur gjithë ky zhvillim politik? Gjithsesi se PO! Mbase nuk është pritur më tepër kur dihet se çfarë elite udhëheqëse e kriminalizuar, qe sa vite, udhëheq me pushtetin dhe qeverinë me këtë gjysmë shtet me fusnotë sui generis? E për me la mut me shurrë, siç thotë populli, gazeta serbe “Kurir” përfund kumtoi lajmin se po kjo elitë e “evropiane” po luan futboll ne Vjen, ju hodhi hi syve, po kërkon për AKS-në Preshevën….! Hajmedet haj jemi bë gaz i botës!!! Ja pafshim hajrin, po mirë ja kemi futur vetes!!! Se elita qeveritare gjithë këto vite e rrejti popullin me dyfytësi dhe e manipuloi, kjo nuk do koment. Secila palë dialoguese, edhe tash, e interpretoi marrëveshjen sipas interesave të tyre…

Më 2011 qeveria e Kosovës atëherë pohonte se e kishte avancuar problemin e veriut të Kosovës me intervenimin në veri. Gjithë ai konflikt, humbje jetë njerëzish, humbje energjish të kota. Kosova u mbajt me muaj e vite në ethe. Me propagandë dhe trysni, etiketime, shantazhe, u arrit qëllimi. Tash polli macja e zezë!Përshtypja e qeveritareve dhe deklarimet 100% ishin se fituam me intervenimin në veri. Zajednica tregoi se nuk u bë çfarë premtuan qeveritarët tanë, gjithë këto vite, por u bë çfarë than politikanët serbë. Edhe tash e tutje kështu do të jetë! Rruga e Kosovës për në BE do të kaloj nëpër Beograd. Më 18.01.2013 drejtori i zyrës për Kosovën dhe Metohi kishte deklaruar: Platforma jonë politike është ta jetësojmë autonominë e plotë për “Kosovën dhe Metohi” duke krijuar zajdnicën për komunat serbe dhe më vonë këto ti njohin të gjithë; ne, ata dhe pala e tretë…(BE-ja)!

Kështu edhe ndodhi! Kush mund ta kontestoj sot ekzistencën e Zajednicës?!/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.