DYLON

Zafiri, LAN-it: Mos u takoni me PDK-në

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i ka bërë thirrje liderëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma (LAN), që të tregohen të kujdesshëm ndaj thirrjeve për takim me përfaqësuesit e PDK-së.

Ai ka vlerësuar se ftesa e PDK-së në prapaskenë është një “dardhë me bisht”. “LAN-i tashmë është në mes të ‘fushës së minuar’ dhe çdo lëvizje duhet të bëhet me kujdes për të ruajtur që vendi mos të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Berisha ka shtuar se qeveria në ikje është duke punuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. “Ftesa e një miku tim të vjetër bërë presidentes për takim me liderët partiak është ‘dardhë me bisht’, sepse përputhet si në korë me premtimin për rritje pagash për punëtorët e arsimit nga janari. Ky premtim është tregues i mjaftueshëm se qeveria në ikje është duke punuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Berisha, transmeton rizrenPress.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.