DYLON

Zafiri-deputetëve: Mos veproni si deputetët e 89-tës

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka thënë se nëse pranojmë këtë gjykatë atëherë është duke u gjykuar lufta e drejtë e UÇK-së. Berisha i cili këto çka kanë thënë zyrtarët qeveritarë i ka quajtur “muhalife” ka rikujtuar se që nga paslufta me qindra e qindra ushtarë të UÇK-së kanë kaluar nëpër gjykata deri edhe në Tribunalin e Hagës. Sipas tij 143 pjesëtarë të UÇK-së që nga paslufta janë arrestuar nga drejtësia ndërkombëtare e UNMIK-ut.

“Duke pasur parasysh se këtë drejtësi e kanë udhëhequr ndërkombëtarët si të besojmë se do të ketë drejtësi edhe tash që do ta udhëheqin ndërkombëtarët”,ka thënë Berisha

EkoHigjiena

Berisha dyshon në drejtësinë ndërkombëtare në rast se ky Tribunal i merr për bazë materialet nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

Berisha ka përmendur rastin “Kiqina” sipas të cilit ky rast është komplot i disa mbeturinave të Serbisë bashkë me ato ndërkombëtare.

Ai ka porositur deputetët që mos të bëhen sikur ata të vitit 1989 që suprimuan autonominë e Kosovës.

http://botasot.info/kosova/386488/haradinaj-kuci-ishte-pjese-e-dallavereve-per-gjykaten-speciale-kuci-edhe-haradinaj-ishte-pjese-e-ketij-procesi-foto/