Sport Club Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Baton Zabërgja. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
21 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e KF Drenica dhe është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses U21 të Kosovës.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Batonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kuq e bardh. /2LONLINE/