Novobërdë – (2LONLINE) – Kryetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri priti në takim Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale Nenad Rashiq me bashkëpunëtorët e tij
Qëllimi i këtij takimi ishte që të ndahen certifikata për 60 punë kërkues shqiptar dhe serbë ku 45 prej tyre ishin përfitues në punë praktike punësim për gjashtë muaj me pagesë projekt ky i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe ambasada norvegjeze në Prishtinë kurse është duke u implementuar nga Instituti për Zhvillim dhe Integrim.
Me këtë rast Kryetari i komunës Bajrush Ymeri theksoi se ky është një projekt mjaft i rëndësishëm për komunën tonë dhe do të ju ndihmojë të rinjve që të punëson,ai tha se se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe se këtë më së miri e tregon ky projekt që do të ndihmojë një numër të madh të të rinjve që të sigurojnë vende të punës për një periudhë të caktuar,ai u shpreh falënderues për këtë Ministri jo vetëm për projektin e në fjalë por edhe shumë projekte të tjera që i kemi zhvilluar bashkërisht me Ministrin z.Rashiq.
Ndresa Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale Nenad Rashiq falënderoi Kryetarin e Komunës z.Bajrush Ymeri për punën e mirë që ka bërë për qytetarët e kësaj komune uroj ,ai tha se qëllimi i këtij projekti është ofrimi i mundësive për punësimin e të rinjve,ne jemi në një periudhë tranzicioni ku biznesi privat duhet të zhvillohet por juve sot ju jepet mundësia që për gjashtë muaj të punoni në njërën nga ndërrmarjet private dhe nëse ju tregoni sukses në punën tuaj atëherë ju do të merrni kontratë dy vjeçare për punë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale Nenad Rashiq dhe Kryetarin e Komunës z.Bajrush Ymeri kanë bërë dhe shpërndarjen e certifikatave për të rinjtë që kanë kryer trajnimin të mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale për mundësinë e punësimit të këtyre të rinjve në sektorin privat gjatë gjashtë muajve. /2LONLINE/