DYLON

Ymeri takohet në New York me delegacionet e partive të qendrës së majtë

Avatar photo Redaksia

Për dy ditë rresht, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri mori pjesë si i ftuar në Kongresin e Internacionales Socialiste që u mbajt këtë javë në selinë qendrore të OKB-së në New York, me pjesëmarrjen e partive social-demokrate nga e gjithë bota. Diskutimet në këtë kongres u përqëndruan rreth çështjeve të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ndryshimeve klimatike.

Gjatë dy ditëve të këtij Kongresit Kryetari Ymeri pati mbi dhjetra takime me delegacionet pjesëmarrëse duke i dhënë një vemendje të veçantë takimeve me delegacionet nga shtete si Spanja që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

EkoHigjiena

Vizita e Kryetarit Ymeri në SHBA vazhdon këto ditë me takime në Washington me kongresmenë amerikanë që punojnë nga afër me Ballkanin dhe me çështjen shqiptare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.