DYLON

Ymeri: Për rolin e “Vetëvendosjes” në dialog flitet në marrëveshje

Avatar photo Redaksia

Lëvizja “Vetëvendosje” ka insistuar në respektimin e marrëveshjes që ka nënshkruar me subjektet e tjera më 22 shtator, ku asaj i jepet roli i udhëheqjes së dialogut me Serbinë.

Ky rikonfirmim i qëndrimit të tyre vjen pas kundërshtimit të eksponentëve të Qeverisë së Serbisë, si dhe pas qëndrimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se në rast se dialogu është në nivel kryeministrash, atëherë dialogun do ta drejtonte kryeministri, shkruan sot Koha Ditore.

EkoHigjiena

Anëtari i Kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se kjo pyetje po shtrohet çdo ditë.

“Më duhet të sqaroj se marrëveshja e 10 shtatorit hap një horizont të ri në planin e parimeve të qeverisjes dhe konkretisht të politikës së jashtme të Kosovës. Ju i referoheni fjalorit dhe skemave që ka paraqitur Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij këta tre vjetët e shkuar në Kosovë. Pikërisht në pikën 5, por dhe më gjerë në marrëveshje flitet për atë se çfarë do të punohet në ringritjen e ekonomisë, politikëbërjes dhe rrjedhimisht politikës së jashtme”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.