DYLON

Ymeri: Kosova dhe Shqipëria të ushtrojnë trysni ndaj Qeverisë së Maqedonisë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një postim në Facebook, ka shkruar se sot të gjithë jemi me shqiptarët në Kumanovë të cilët vazhdojnë të përballen me pasiguri të madhe.

“Institucionet në Prishtinë dhe në Tiranë duhet të kthehen kah shqiptarët në Maqedoni, në Kumanovë, dhe të nisin menjëherë të ushtrojnë trysni ndaj regjimit të Gruevskit që të ndalet dhuna ushtarake dhe policore”.

EkoHigjiena

“Sot mendja e zemra e neve të gjithëve, është me shqiptarët në Kumanovë, të cilët edhe në vitin 2015 përballen me pasigurinë ekstreme”, ka shkruar Ymeri.