DYLON

Ymeri: KEDS nuk po funksionon

Avatar photo Redaksia

​Megjithëse po bëhen gati një vit që nga privatizimi i KEDS, kjo ndërmarrje qartazi nuk po funksionon. Kështu pohoi deputeti nga radhët e VV, Visar Ymeri në Kuvendin e Kosovës, sipas të cilit kjo ndërmarrje veç se i ka shtuar reduktimet që nga privatizimi, përkundër pohimeve qëpas privatizimit gjendja do të përmirësohet. Ndërsa, theksoi se numri i punëtorëve në KEDS që nga privatizimi është rritur dhe se kjo është bërë si pasojë e listave që partitë i kanë dërguar për punësim në këtë ndërmarrje.

“Jemi në një moment, kur punëtoret protestojnë për shkak të pakënaqësive si po trajtohen. Pas privatizimit përfaqësuesit e Qeverisë e arsyetonin privatizimin, premtonin 24 orë rrymë. Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitar që reduktimet jo që janë ndalur por janë shtuar. Tani janë 300 punëtorë më shumë. Rritja e këtij numri të punëtorëve, vjen si rrjedhojë e listave të partisë, që i ka punësuar qeveria. Shumica e tëpunësuarve të rinj janëpjesëtarë tëmenaxhmentit”, tha Ymeri.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.