DYLON

Ymeri: Institucionet shtetërore të Kosovës vulosën humbjen time

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, që ka humbur zgjedhjet në balotazh kundrejt kandidatit të listës “Srpska”, Svetislav Ivanoviq, ka thënë se i humbi zgjedhjet në këtë komunë jo për fajin e tij, por për dështimin e institucioneve të Kosovës karshi kërkesave të tij.

Në një interviste për “Koha Ditore”, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ai ka akuzuar institucionet e Kosovës, për mosgatishmërinë për t’i dalë në ndihmë kërkesave të tij që mos të lejohet manipulimi i zgjedhjeve në këtë komunë.

EkoHigjiena

Ymeri ka akuzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, siç ka thënë, për dëmtimin e subjektin e tij në këtë garë pasi në listën e votuesve pas procesit të decentralizimit nuk ishin inkorporuar rreth katërqind votues nga Komuna e Gjilanit, të cilët janë votues të Komunës së Novobërdës /koha/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.