DYLON

Ymeri i Vetëvendosjes në Washington DC

Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së parë të vizitës në Washington DC, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pati disa takime bashkë me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, z. Florin Krasniqi. Ata u takuan me kongresmenin Robert Aderholt, i cili është njëkohësisht Bashkëdrejtues i Grupit të Çështjeve Shqiptare (“Albanian Caucus”), në Kongresin e SHBA-së. Në këtë takim u diskutuan zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë me theks të veçantë te dialogu në Bruksel, “Zajednica” e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, Gjykata Speciale, si dhe degradimi ekonomik e social që po i ndodh Kosovës vazhdimisht.

Ymeri dhe Krasniqi e njoftuan kongresmenin Aderholt për rrezikun që i kanoset Republikës së Kosovës dhe të ardhmes së saj nga një asociacion komunash me kompetenca ekzekutive, si dhe për votimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale. Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s po ashtu kërkuan nga kongresmeni Aderholt që të angazhohet dhe t’i përcjellë zhvillimet rreth dialogut dhe “Zajednicës” së Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë që të mos lejohet themelimi i një niveli të tillë pushteti të tretë në Kosovë që do ta çimentonte ndërhyrjen e vazhdueshme politike e institucionale të Serbisë në Kosovë.

EkoHigjiena

Përgjatë ditës, përfaqësuesit e Vetëvendosje! po ashtu kanë takuar zyrtarë të zyrës së Senatorit Gary Peters nga shteti Michingan. Në mbrëmje z. Ymeri dhe z. Krasniqi u takuan për darkë me Ambasadorin William Walker, me të cilin diskutuan veçanërisht për Gjykatën Speciale dhe për gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve të Kosovës, dhe tendencën e tyre në rritje për ta lëshuar Kosovën dhe për të jetuar në vende të tjera.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje-s po vazhdon takimet në Washington DC me kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.