Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka udhëtuar për në SHBA ku do të zhvillojë disa takime me kongresmenë dhe përfaqësues të shtetit amerikan. Ai po ashtu është ftuar për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste që po mbahet në New York, ku marrin pjesë 152 subjekte të qendrës së majtë nga e gjithë bota, dhe ku bëjnë pjesë edhe shumica e subjekteve social-demokrate të Evropës.