DYLON

Ymeri e Kurti takuan ambasadorin britanik Ruari O’Connell

Ymeri e Kurti takuan ambasadorin britanik Ruari O’Connell
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetevendosje, Visar Ymeri, dhe i nominuari për kryeministër nga Vetevendosje. Albin Kurti, pritën sot në takim Ambasadorin e Brtanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, dhe nevoja për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme. E veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Me theks të veçantë u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politke dhe konstituimin e Kuvendit, ku nga të dyja palët u theksua rëndësia e formimit të institucioneve sa më parë. Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, dhe angazhimin për një proces elektoral të rregullt e demokratik.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e Vetevendosjes, Ymeri e Kurti, falënderuan ambasadorin O’Connell për vizitën, e veçanërisht për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën. E po ashtu u shpreh interesim i dyanshëm për të vazhduar komunikimin dhe për takime të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.