/2L ONLINE/ – Nëntëvjeçarja Orgesa Uruqi, nxënëse e klasës së katërtë, vije këto ditë me një befasi për lexuesit e vegjël pasi talenti ne saj në poezi e tregim, e përmblodhi në një libër që doli këto ditë nga shtypi. Ajo u përkujdes që tani në duart e lexuesve të vegjël të zbret një yll i vogël, sepse kështu e ka titulluar edhe librin e saj të parë, një përmbledhje poezish e tregime për fëmijë.
Pra, “Ylli i vogël”, me autor Orgesa Uruqi (poezi dhe tregime për fëmijë), doli këto ditë nga shtypi, nga biblioteka Bukureza, me redaktor Endrit Aliu, lektor Ardit Gashi, për ballinën u përkujdes Lena Grafik, realizimi kompjuterik Venera Alshiqi shtypi, Lena Grafik Prishtinë, 2016. Libri ka 29 poezi dhe 13 tregime.
Se nëna është qenia më e dashur në botë, më e madhërishmja edhe në sytë e fëmijëve e dëshmon edhe Orgesa në këtë libër pasi atë e nis me një poezi që i kushtohet nënën “Nëna Ime” dhe e përfundon me tregimin “Nëna dhe të bijtë”. Përndryshe, ajo për motiv të poezive dhe tregimeve të saja shpalosë një koloritë ndjenjash që të gjitha i vesh me dashurinë e madhe që ka për gjithçka. Ajo i shkruan prindërve, dëshmorëve, festave të kombit, planetit, stinëve të vitit, lodrave, kafshëve që i adhuron e të tjera.
Përndryshe, ajo me kënaqësi e ka ndarë këtë “copë shpirti” të saj me shokët e shoqet e saja, që ata të jenë të parët që do t’i lexojnë poezitë dhe tregimet e saj. E një ekzemplarë Orgesa është përkujdesur sot t’ia dhurojë edhe një personi të veçantë për të, e që është psikologjia Shqipe Haziri, për përkrahjen që ka marrë nga ajo. Në moshën 7 vjeçare të Orgesës, psikologja Shqipe Haziri ka konstatuar, përmes testimeve që ia ka bërë, se inteligjenca e saj është për 4 vite më e ngritur se gjenerata e saj. Përndryshe, Orgesa thotë se nuk do të ndalet në këtë drejtim dhe do të shkruan edhe më tutje poezi e tregime që do të burojnë nga shpirti i saj.
Shënime për autoren
Orgesa Uruqi u lind me 12.3.2007 në Gjilan. Paraardhësit e saj rrjedhin nga fshati Bresalc, Komuna e Gjilanit. Orgesa u lind dhe u rrit në një familje të arsimuar prej dy prindërve juristë. Orgesa, qysh prej klasës së parë ka filluar të merret me aktivitete të lloj-llojshme. Ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme të shkollës. Qe pjesëmarrëse edhe në filmin kosovar si “Shkolla e Maleve”.Gjithashtu edhe në dramën shkollore, “Kush e ka prishur librin”. Ja vlen të përmendet se ka marrë pjesë edhe në dramën “Zgjedhja e kryetarit” , ku kishte rolin kryesor. Mbase përkrahjes së prindërve dhe motrës se saj ka edhe përkrahjen e mësueses së saj Evxheneta Mehmeti. Në moshën 7 vjeçare të Orgesës, psikologja Shqipe Haziri ka konstatuar, përmes testimeve që ia ka bërë, se inteligjenca e saj është për 4 vite më e ngritur se gjenerata e saj. Orgesa vazhdon të merret edhe sot me aktivitete të ndryshme dhe nuk di të frenuar për shkrime letrare.
Më poshtë po japin disa poezi dhe një tregim marrë nga ky libër për ju lexues të nderuar:
Gjyshja ime
Kur shkoj në shkollë,
Gjyshja më përqafon.
Ditë të lumtura ajo,
Më dhuron.
Më përkëdhel
E më ledhaton.
Mësim të mbarë
Ajo më dëshiron
Lepuroshi
kam një lepur veshgjatë,
me të luaj ditë e natë,
sa herë karrota ai kërkon
me nxitim ja dhuroj.
Cep me cep ai kërcen
dëfrehem sa shumë
edhe qeni ma ka zili
pse rri me lepurin
tok me shoqëri.
Ham ham ai me leh
eja te unë dëfre
Qengji
Qengji i vogël blegërin
Në livadhe gjen qetësinë
Edhe keci loz me të
Që të dy lozin tok
Por kur koha i mbledh tufat,
K shkon tek dhitë
E qengji te baritjet
Në një livadh së bashku të gjithë.
Plaka
Një herë moti në një shtëpi të vogël dhe të shkatërruar jetonte një plakë, e cila kishte 97 vjet.
Ajo tani është vetëm dhe pa askënd. Kur ajo kishte 71 vjet burri i saj ndërroi jetë. Ajo nuk kishte mundur të bënte fëmijë. Prandaj çdo herë e ndiente vetën të vetmuar. Edhe prindërit e saj i qenë vrarë në luftë. Ajo kishte dy vëllezër. Por ata s’e donin.
Kur plaka mbas dy vitesh mbushi 99 vjet, ajo vdiq, por kishte lënë një letër. Dy vëllezërit erdhën, kur e kuptuan. Ata pastaj kujtonin e qanin. Por siç thotë një fjalë e urtë . ” Kur je Gjallë, të dhurojnë thera, kur vdes, të dhurojnë lule…