Ylli i Tottenham: Dua të luajë dhe të fitojmë kundër Kosovës

Ylli i Tottenham: Dua të luajë dhe të fitojmë kundër Kosovës

Kombëtarja e Danimarkës do të zbarkojë sonte në Prishtinë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Danezët do të vijnë në Kosovë të kompletuar, ndërsa trajneri Age Hareide e konsideron këtë lojë si një stërvitje e mirë për ekipin e tij.

Sidoqoftë, ylli i danezëve, Christian Eriksen ka thënë se skuadra e tij dëshiron ta fitojë lojën me Kosovën, në mënyrë që ta nisë me këmbë të mbarë vitin 2019.

“Kundër Kosovës mund të ketë pak më pak rrezik, por natyrisht që nuk duam ta humbim atë ndeshje dhe ne do të donim të fitojmë, për ta pasur një përshtypje më të mirë dhe një fillim të mbarë të vitit 2019. Nuk ka shumë ndeshje ndërkombëtare brenda një viti, kështu që është e rëndësishme të niset viti mirë”, u shpreh Eriksen.

Ai beson se do të luajë nga fillimi ndaj “Dardanëve”, edhe pse mediat daneze shkruajnë se Eriksen është i lodhur dhe mund të pushojë ndaj Kosovës.

“Këmbët janë mirë. Nuk kemi luajtur në fundjavë dhe ka kaluar kohë e gjatë kur nuk kemi pasur përballje çdo 3-4 ditë. Është e bukur dhe paska e çuditshme. Unë dua të luaj”, ka shtuar ylli i Tottenhamit.

KOMENTE