“Ylli i Javës”, Oltion Bilalli i SC Gjilanit
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon edhe në edicionin 2026/27 me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Pas ndeshjeve të xhiros së dytë, ky çmim i është ndarë futbollistit të SC Gjilani, Oltion Bilalli, i cili u dallua me paraqitjen e tij në përballjen ndaj KF Llapi.
Bilalli ishte personazhi kryesor i skuadrës së tij, teksa fitorja e Gjilanit mban vulën e tij. Me dy gola të shënuar, ai ishte vendimtar në triumfin 0:2 ndaj Llapit, duke i siguruar skuadrës së tij pikët e plota.
Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. /2LONLINE/
