DYLON

“Ylli i Javës”, i takon futbollistit Veton Tusha

“Ylli i Javës”, i takon futbollistit Veton Tusha
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e njëzet e gjashtë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drita, Veton Tusha, i cili shënoi të vetmin gol në derbin e qytetit kundër rivalit SC Gjilani, i cili përfundoi me rezultat 0:1. Këto tri pikë e rikthyen skuadrën e Tushës në krye të tabelës.

EkoHigjiena

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Tusha u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Derbi është gjithmonë i vështirë, por jam i lumtur që e kemi fituar. Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë dhe do të luftojmë nga xhiro në xhiro që në fund të kurorëzohemi me titullin kampion. Ky çmim i dedikohet ‘Intelektualëve’. Falënderoj bashkëlojtarët e mi, stafin e trajnerëve dhe familjen time që gjithmonë më qëndrojnë afër.”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.