DYLON

Yll Hoxha i bashkohet Gjilanit, thotë se serioziteti i projektit të ri e ofroi me këtë klub

Yll Hoxha i bashkohet Gjilanit, thotë se serioziteti i projektit të ri e ofroi me këtë klub
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit Gjilani ka bërë me dije se ka angazhuar futbollistin Yll Hoxha, i cili ka gjetur akordin  me klubin për t’u angazhuar me fanellën kuq e bardhë për dy edicionet e radhës, me mundësi vazhdimi.

Hoxha luan në pozitën e anësorit të majtë, ndërsa te Gjilanit vjen nga radhët e KF Feronikelit.

EkoHigjiena

“Të gjithë në SC Gjilan i dëshirojmë Hoxhës mirëseardhje në klub, duke i uruar suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përndryshe, dita e prezantimit të Yll Hoxhës me fanellën e Sport Club Gjilani, mbyllet me deklaratën e tij;

“ i kënaqur  që gjendem në projektin e ri  që ka nisur klubi, me synime dhe ambicie të qarta”.

“ Jemi këtu për të dhen maksimumin, duke mos u kursyer nga vetja”.

“Me angazhimin e të gjithëve do të luftojmë për realizimin e objektivave të ka vënë klubi”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.