Në rastin e gazetarit Vedat Xhymsihiti, Gjykata në Kamenicë, ka sjellë një Aktgjykim nga i cili në qoftë se pala e dëmtuar e rastit nuk do të apelojë, i pandehuri një zyrtar i policisë së Kosovës , Faruk Ibrahimi do të kalojë vetëm katër muaj burgim.
Kështu thuhet në një njoftim të vet Xhymshitit, e i cili ka bërë me dije po ashtu se të shtunën në mbrëmje i ka ardhur aktgjykimi të cilin ai e ka kundërshtuar menjëherë duke deklaruar se “Aktgjykimi është e papranueshëm” dhe duke paralajmëruar apelim të menjëhershëm kundër tij.
“Aktgjykimi i Gjykatës së Kamenicës, me numër P. Nr. 83/2012 i datës 1 Dhjetor 2014, i ardhur në shtëpinë time më 20 Dhjetor 2014, është i pa pranueshëm. Ky aktgjykim (gjoja se!) e shpall fajtor policin Faruk Ibrahimi i cili në një përpjekje të paramenduar dhe planifikuar mirë, për të më vrarë nëpërmjet teknikave të arteve marciale, më 14 Janar 2012 më kishte sulmuar fizikisht, duke më alivanosur, shkaktuar vdekje klinike momentale dhe lënë pa mbështetje mjekësore. Gjykata e Kamenicës pavarësisht përpjekjeve të mia për vëmendje ndaj të drejtave të mia të cënuara nga dorasi F. Ibrahimi, të cilat janë të garantuara me Kushtetutë, ka konsideruar se siç thuhet në Aktgjykim:
“me çka ka kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave nga neni 164 parag. 1, lidhur me nenin 153 parag. 1, nën-parag 4 të KPK-së”.
Duke vazhduar tutje se citoj:
“Gjykata, në bazë të nenit 4, 41, 45, 73, 75 të KPRK-së, lidhur me nenin 365, 463 dhe 453, të akuzuarin Faruk Ibrahimi, e gjykon me denim burgu në kohëzgjatje prej 120 ditë burg efektiv…..”, thuhet në reagimin e Xhymshitit, i cili për këtë ka bërë edhe një deklaratë.
Shih:
http://thefrontliner.me/2014/12/20/aktgjykimi-i-gjykates-se-kamenices-legjitimon-dorasin-policor/
“Ky vendim është po aq mizor sa vetë akti datës 14 janar 2012, i cili akt kishte për qëllim për të më vrarë mua vetë polici Faruk Ibrahimi, i cili ndryshe është shoferi i komandantes së Stacionit të Policisë Rajonale të Gjilanit”, ka shkruar ai. Gazetari duket të jetë rëndë i frustruar, pasi e la vendin për më shumë se shtatë muaj në një përpjekje për të shmangur siç thotë ‘… veprimet e dyshuara (nga njerëzit dhe grupet e interesit) të rrezikshëm për jetën e tij, grupe këto që kishin qenë subjekt i hetimit të tij gazetaresk.
Xhymshiti i tha ‘THE Frontliner se për aktgjykimin e rastit, ai do të njoftojë Asociacionin e Gazetarëve në vend, Amnesty International, Human Rights Watch, Reporterët pa Kufij, Federatën Ndërkombëtare dhe Evropiane e Gazetarëve, Organizatën e Evropës Juglindore për Media, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit si dhe Departamentin Amerikan të Shtetit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe grupi i saj evropian, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) bëri ndërkohë thirrje autoriteteve për të hetuar incidentin në të cilin fotoreporteri Vedat Xhymshiti ishte sulmuar nga policia ndërsa ishte duke mbuluar ngjarjen në një vend publik gjatë javës së dytë të muajit të parë të vitit 2012. “Kjo nuk është e pranueshme që punonjësit e policisë të sulmojnë gazetarët të cilët janë vetëm duke bërë punën e tyre,” ka thënë Stephen Pearse, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i IFJ dhe Sekretari i Përgjithshëm EFJ. “Autoritetet duhet të nisin një hetim tërësor në këtë sulm dhe mbajnë përgjegjës zyrtarët e përfshirë në të.
Organizata e Evropës Juglindore për Media me qendër në Vjenë (SEEMO), një degë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI), dënoi dhunën policore atëhere të dyshuar dhe tanimë të konfirmuar kundër Gazetarit të pavarur të Kosovës Vedat Xhymshiti.
“Të shtunën më 14 janar, gazetari ishte duke e mbuluar një përleshje midis demonstruesve dhe policisë së Kosovës afër vendkalimit kufitar lindor të vendit në mes të Serbisë dhe Kosovës, kur ai ishte goditur nga policët. Ai humbi vetëdijen por nuk u shtrua në spital. Sulmi ishte filmuar” deklaroi SEEMO, duke shtuar se ” gazetari Xhymshiti i kishte thënë SEEMO-s se ai e pa një qytetar në tokë duke u rrahur nga disa policë, me ç’rast në një përpjekje për të marrë një foto, ai ishte sulmuar “.
“U bëj thirrje autoriteteve policore për të hetuar dhe sanksionojë seriozisht ata që sulmuan Xhymshitin”, tha Oliver Vujoviç, sekretari i përgjithshëm i SEEMO. “Vedat Xhymshiti mbante pajisjet e filmimit kur policia e sulmoi atë. Ishte e qartë se ai ishte një gazetar. Rrahja e një gazetari është një sulm i drejtpërdrejtë mbi lirinë e shtypit,” ka thënë Vujoviç në Vjenë.
Ky Aktgjykim, konfirmon fajin e policit Faruk Ibrahimi, ndryshe i identifikuar, si shoferi personal i komandantes së stacionit rajonal policor të Gjilanit. Sulmi fizik, e la gazetarin pa vetëdije, përveç kësaj duke shkaktuar një moment të vdekjes-klinike siç thonë raporte të paverifikuara, dhe më vonë pas sulmit, Xhymshiti ishte larguar nga syri i publikut në një strukturë shtëpie, pa mbështetje të ndihmës së parë, siç tregojnë edhe dëshmitarët okularë.
“Kolegët e mi më kishin çuar në spital, autoriteti i të cilit kishte refuzuar të më trajtojë mua, ashtu siç dyshoj të jetë sinkronizuar nga subjektet të cilët kanë qenë cak i aktivitetit tim gazetaresk, skena e tmerrshme e asaj nate të ngrirë më kujton pafuqishmërinë time për t’i bërë ballë i vetëm krimit të organizuar,” tregon ai.
“Unë nuk e kam ditur dhe akoma nuk e di, nëse dëshmitë e dëshmitarëve që më ishin dhënë mua, janë të vërteta, apo jo, unë vetëm kam filluar duke ndjekur një rrugë të verifikimit të deklaratave të tyre. Sapo kam filluar atë, menjëherë janë paraqitur telefonata të panjohura, kërcënimet dhe përpjekjet për të më frikësuar,” tha Xhymshiti zyrës editoriale të ‘THE Frontliner.”Por, në të vërtetë unë duhet së pari të sigurohem se zyrtari policor që në këtë rast është dorasi i identifikuar dhe zinxhiri i tij komandues, të cilat janë të dyshuar se kishin urdhëruar atë për të kryer një komplot vrasjeje kundër meje, të vijnë në një pikë për t’u bërë subjekt i autoritetit hetimit dhe të filloj zbatimi i ligjit në varësi të gjetjeve. Ndërkohë unë mund të jem në gjendje për të ri-organizuar rrugën drejt shqetësimeve të raportuara nga dëshmitarë, të cilat duhet të hetohen brenda etikës profesionale. Dyshohet se ka dhjetëra njerëz të vdekur dhe disa dyshohet të kenë qenë subjekt i një trafikimi të mundshëm njerëzor,” Xhymshiti ka zbuluar për ‘The Frontliner’.
Duke kundërshtuar këtë aktgjykim të Gjykatës së Kamenicës, gazetari Xhymshiti, ka thënë ndër të tjera se “… Gjykata ka inkurajuar një vrasës, i cili ishte duke u përpjekur të më vras më 14 janar 2012. Ai tha se së do t’a apeloj aktgjykimin nëpërmjet avokatit të tij i paguar nga Shoqata e Gazetarëve, ai do të ushtrojë të drejtën e tij ligjore dhe të apelojë për çdo organizatë të mundshme në kuadër të ligjeve të garantuara me Kushtetutë, faktet janë të padiskutueshme se akti i 14 janar 2012 , ishte një tentativë vrasje me paramendim dhe me plan si i tillë. Duke thënë më tej se: “Polici Faruk Ibrahimi më ka borxh mua një jetë, kështu që unë dua të sigurohem që detyrimet e tij për jetën time, ai t’i paguaj përmes ligjeve në fuqi”.
http://thefrontliner.me/2014/12/20/aktgjykimi-i-gjykates-se-kamenices-legjitimon-dorasin-policor/