DYLON

Xhudoja vjen te nxënësit e Gjilanit!

Xhudoja vjen te nxënësit e Gjilanit!
Avatar photo Redaksia

Sot, oborri i shkollës “Thimi Mitko” u kthye në një arenë sportive ku fëmijët përjetuan nga afër magjinë e xhudos.

Në bashkëpunim me trajnerët dhe sportistët e Klubit të Xhudos “Gjilani”, nxënësit panë demonstrime spektakolare të teknikave bazë, por mbi të gjitha, u bënë vetë pjesë e tatamit për t’i provuar ato!

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit bënë të ditur se aktiviteti u shoqërua me shumë energji, kurreshtje dhe buzëqeshje nga fëmijët, të cilët shfaqën interesim të jashtëzakonshëm për këtë sport.

“Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos” (komponenta “Xhudo në Shkolla”), i cili ka për qëllim shtrirjen dhe masovizimin e xhudos në secilën shkollë dhe komunë të vendit”, njofton Klubi i Judos Gjilani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.