DYLON

Xhudo – Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve të Trajnerëve

Xhudo – Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve të Trajnerëve
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë po mbahet “Trajnimi i Trajnerëve” për herë të parë për vitin 2026.

Nga data 12 deri më 18 janar 2026, po mbahet Trajnimi i Trajnerëve” për zhvillimin e kapaciteteve të tyre, si pjesë e programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”. Pjesë e trajnimit janë trajnerët e gjitha klubeve të xhudos në Kosovë, ndër ta, edhe dy trajnerë nga Klubi i Xhudos Gjilani, Ibrahim Hasani dhe Esat Selimi.

EkoHigjiena

Trajnimi i trajnerëve ka për qëllim përmirësimin e aftësive të trajnerëve, njohuritë e tyre teknike dhe praktike, si dhe rritjen e cilësisë së xhudos.

Ky program është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.