Boksieri kosovar, Armend Xhoxhaj, ka pësuar humbje në 1/8 e finales së Kampionatit botëror, që po mbahet në Kazakistan. Kosova po merr pjesë për herë të parë në një garë të nivelit kaq të lartë, por përfaqësuesit e saj nuk arritën më shumë se sa të realizojnë nga një fitore.
Xhoxhaj boksoi në kategorinë deri në 81kg kundër boksierit vendas, Nijazimbetov Adilbek. “Ai në këtë meç hyri i lënduar në hundë, pas meçit të fituar kundër bullgarit Pandelev. Edhe pse përzgjedhësi Xhevdet Peci ishte në mëdyshje nëse duhet lejuar Xhoxhajn të dalë në ring me këtë lëndim, me këmbënguljen e boksierit u vendos që të zhvillohet kjo luftë. Xhoxhaj boksoi për mrekulli duke e mbrojtur lëndimin e hundës dhe kohë pas kohe duke e sulmuar boksierin vendor. Në fund të meçit fitues u shpall boksieri nga Kazakistani, 3:0, por Xhoxhaj edhe pse humbi tregoi se është në mesin e boksierëve më të mirë në kategorinë 81 kg”, ka thënë Latif Demolli,
përgjegjës i përfaqësueses në këtë kampionat, transmeton RTK.