DYLON

Xhevat Bislimi njofton largimin nga Nisma, ja arsyeja

Avatar photo Redaksia

Xhevat Bislimi, sekretar për Marrëdhënie me Publikun i Nismës për Kosovën dhe më parë deputet i PDK-së, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Përmes një statusi në Facebook, Bislimi, njëri nga themeluesit e Nismës për Kosovën, ka publikuar vendimin për largimin nga ky subjekt, duke përmendur si shkak koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në postimin e tij ai shkruan:

EkoHigjiena

Miq, shokë, familjarë, farefis dhe dashamirë të shumtë,

Te merresh me politike ne nje vend ku lulezon korrupcioni e krimi organizuar qenka e veshtire. Te merresh me politike ne një vend me varfëri dhe papunësi te skajshme nuk qenka e lehte. Por, mbi te gjitha, te merresh me politike ne një vend ku nje pjese e mire e klases politike dhe shteterore (elita) eshte e korruptuar, e shantazhuar dhe e kapur qenka shume e veshtire… Megjithatë, jemi te “dënuar” dhe e kemi detyre mbi detyrate tjera te përpiqemi me krejt fuqite tona qe edhe Republika jone te behet plotësisht e pavarur nga Serbia dhe te vendose vet per te ardhmen e saj shqiptare dhe per zhvillim e mirëqenie ekonomike e sociale. Edhe iniciativa NISMA per Kosovën u themelua me kete synim dhe me këtë dëshirë… Mirepo, drejtuesit e përkohshëm qe i zgjodhëm doli se kishin synime dhe ambicie tjera! Rezultati i zgjedhjeve parlamentare vërtetoi se kishim krijuar nje subjekt (iniciative) komunale dhe me karakteristika familjare e farefisnore! Me “terheqjen” e Jakup Krasniqit nga kryetarlleku u terhoqen ose nuk erdhen disa nga themeluesit dhe disa nga ata qe kishin paralajmëruar ardhjen e tyre ne NISMA! Tendenca ne rritje per ta kontrolluar dhe “sunduar” subjektin dy-tre veta dhe trajtimi i NISMA-se si ndermarrje private e familjare i “detyroi” edhe disa themeluese tjere te largohen nga kjo iniciative! Ne qe mbetem na mbajti bashkepunimi dhe bashkimi opozitar per kundershtimin e dy marreveshjeve teper te demshme (me Serbine dhe me Malin e Zi) dhe per ndryshimin e qeverisjes se korruptuar… Antimarreveshja tinzare e “krereve” te NISMA-se me AAK-ne per ta prishur opoziten e bashkuar ia vuri kapakun te tanave dhe e fundosi kete iniciative politike! Prandaj, prej dje edhe une nuk jam më pjese e iniciatives NISMA per Kosoven. Falënderim dhe nderim per te gjithe ata burra e gra dhe për te gjithë ata djeme e vajza qe u angazhuan me mendje e me zëmër kunder marrëveshjeve te Brukselit per Bashkesine e komunave serbe, kunder marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi dhe kunder qeverisjes qe po e rrenone lirine, demokracine, pavaresine, sovranitetin, ekonomine dhe mireqenien e popullit shqiptar dhe te pakicave ne Republiken e Kosoves! Xhevat Bislimi.

http://botasot.info/lajme/541670/xhevat-bislimi-njofton-largimin-nga-nisma-ja-arsyeja/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.